Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/10/2022
Mos-ekzekutimi i pagave për grevistët mund ta rikthejë grevën. Qeveria e Kosovës ka vendosur të hënën të mos ekzekutojë pagat për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, por kjo situatë sipas kreut të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj mbase edhe mund ta rikthejë grevën.
Në një bisedë për Gazetën Express, Rrahman Jasharaj uroi që pagat të ekzekutohen sot ose nesër, në të kundërtën tha se do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe do të kuptohet se çka pritet të ndodh tutje.
“Nuk kemi paralajmëruar grevë, kemi shpreh frikën se mbase edhe mund të ndodh nëse anëtarësia e SBASHK-ut kërkon. Urojmë që sot e nesër qeveria të bëjë procesimin e pagave dhe të kemi një situatë të qetë, SBASHK-u do të angazhohet dhe do të përdorë të gjitha rrugët ligjore me mbrojt të drejtën e vetë. Pagat janë ndalë vetëm për sektorin e arsimit. Do ta thërrasim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe ju mbetet që ata ta thonë fjalën e vetë dhe ta pëcjellin zërin e anëtarësisë”, tha Jasharaj për Express.
Kujtojmë se mësimi ka nisur një muaj me vonesë, në këtë situatë opozita po bën thirrje që mësimdhënësit të mos mbeten pa pagat e shtatorit. Në mesin e personave që kërkojnë ekzekutimin e pagave ka edhe deputetë të partisë në pushtet.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)