Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/05/2022
Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, është kritikuar në masë të madhe për paraqitjen në “Eurovision 2022”.
Ajo ka bërë hapjen e festivalit muzikor me këngën “Sekret”, ndonëse e ndezi publikun që e duartrokitën gjatë tërë kohës.
Megjithatë, ajo u përfol për dukjen e ekzagjeruar dhe për gjestet që bëri gjatë performancës.
Madje, shumë nga njerëzit e cilësuan se ishte një nga arsyet që nuk u kualifikua për finalen e së shtunës (14 maj).
Lidhur me veshjen një reagim për herë të parë e ka bërë vet Ronela, ku thekson se i ka pëlqyer se si është dukur.
“Ore shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Ca të mil që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt”, tha ajo.
“Shqipe deri në vdekje. Askush nuk të do sa shqipet”, vazhdoi më tej 32-vjeçarja.
Ronela duhet vënë në pah që nuk kaloi në finale dhe se kishte grumbulluar vetëm gjashtë pikë nga juria.
Dhjetë vendet që arritën të kualifikohen në finale ishin: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)