Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today07/02/2025
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka përdorur platformën e saj me mbi 16.2 milionë ndjekës për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi zgjedhjet qendrore në Kosovë, të cilat do të mbahen këtë të diel.
Rita ka shpërndarë në Instagram një video të nënës së saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila bën një thirrje publike për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime.
Vera, e cila është psikiatre me profesion, e publikoi fillimisht videon në llogarinë e saj personale, ndërsa Rita u sigurua që mesazhi të arrinte një audiencë edhe më të gjerë.
Në video, Vera Sahatçiu Ora shprehet: “Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet e juaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”.
Përmes ndarjes së kësaj videoje, Rita Ora ka kontribuar në mobilizimin e qytetarëve, duke nxitur përfshirjen aktive në procesin demokratik të vendit të saj të origjinës.
Thirrja e saj ka marrë reagime të shumta pozitive, me ndjekës që kanë përgëzuar gjestin e Ritës për të përdorur platformën e saj për një çështje të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Zgjedhjet qendrore në Kosovë pritet të mbahen këtë të diel, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre politikë për mandatin e ardhshëm. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)