Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today16/06/2025
Rita Ora ishte një nga emrat më të spikatur në “Capital’s Summertime Ball with Barclaycard”, që u mbajt të dielën në stadiumin Wembley.
Këngëtarja shqiptare ndezi skenën para 80,000 të pranishmëve me një performancë plot energji, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.
E veshur me një kostum lëkure të ngushtë dhe çizme të gjata, 34-vjeçarja tregoi stilin dhe vetëbesimin që e karakterizon.

Ajo dëshmoi edhe një herë statusin e saj si një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it britanik.
Rita ndau skenën me artistë të tjerë të njohur si Will Smith, Jade Thirlwall dhe Jessie J, si dhe me grupin JLS që u rikthye me një performancë surprizë pas 16 vitesh.
Atmosfera festive dhe energjia në stadium ishin në kulm, por ishte prezenca karizmatike e Rita Orës që mori duartrokitjet më të forta të mbrëmjes. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)