Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/01/2026
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ishte mysafire në emisionin e njohur amerikan “The Jennifer Hudson Show”, ku ndau momente nga karriera, përvojat televizive dhe jeta e saj personale,shkruan KultPlus.
Gjatë intervistës, Rita foli për rolin e saj si gjyqtare në spektaklin shumë të ndjekur “The Masked Singer”, duke treguar se atmosfera në panelin e jurisë është e mbushur me humor, energji dhe emocione.
Ajo e përshkroi ekipin si një “familje televizive”, ku çdo episod shoqërohet me hamendësime të papritura dhe momente argëtuese që shpesh shkojnë përtej kamerave.
Rita Ora u ndal edhe te performanca e saj e këngës “Golden”, duke zbuluar se kjo këngë ka një domethënie shumë personale për të dhe për këtë arsye nuk është interpretuar nga artistë të tjerë.
Në bisedë, këngëtarja foli edhe për stilimin personal, duke treguar se pamjen e saj në emision e kishte realizuar vetë, si shprehje e identitetit dhe stilit të saj unik.
Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur Rita foli për propozimin që i kishte bërë bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, si dhe për marrëdhënien e ngushtë që ka ndërtuar me vajzat e tij, duke theksuar rëndësinë e familjes në jetën e saj.
Episodi u mbyll me një moment të veçantë muzikor, ku Rita Ora dhe Jennifer Hudson improvizuan një duet, duke mahnitur publikun me energjinë dhe fuqinë vokale që i bashkoi në skenë.
Paraqitja e Rita Orës në “The Jennifer Hudson Show” u prit me interes të madh nga fansat, duke rikujtuar edhe një herë ndikimin e saj të vazhdueshëm në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe televizionit./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)