play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

today20/02/2025

Background
share close

WhatsApp kohët e fundit po teston një numër të madh funksionesh të reja, dhe më të rejat na i zbulon përsëri WABetaInfo. Aplikacioni i njohur i mesazheve vazhdimisht sjell ndryshime dhe funksione të reja, të cilat fillimisht testohen përmes programit të tij eksperimental.

Më parë, kemi parë veçori të bazuara në inteligjencën artificiale, ndërsa disa të tjera thjesht kanë përmirësuar përvojën e përdoruesve. Tani, faqja WABetaInfo zbulon dy funksione që do ta bëjnë përdorimin e WhatsApp edhe më interesant.

WhatsApp po përgatit një seksion të ri në cilësimet e profilit, ku përdoruesit do të mund të shtojnë lidhje drejt rrjeteve sociale, duke e bërë më të lehtë lidhjen me të tjerët. Kjo veçori është vërejtur si në versionin Android, ashtu edhe në iOS të aplikacionit.

Funksioni i dytë i zbuluar ndihmon në zbulimin automatik të gjuhës në të cilën është shkruar një mesazh, duke e bërë më të lehtë përkthimin e tij.

Për momentin, nuk dihet saktësisht kur këto funksione do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e WhatsApp, dhe as nëse do të jenë të qasshme vetëm për përdorim personal apo edhe për përdoruesit e biznesit. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *