Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar sërish në tërë vendin, pavarësisht njoftimit të para një jave të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) për normalizim dhe stabilizim të gjendjes në sistemin elektroenergjetik.
Po KOSTT-i të martën ka njoftuar se për shkak se nuk ka prodhim të mjaftueshëm vendor të energjisë, është detyruar të kërkojë aplikimin e kufizimeve të ngarkesës.
“KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT është detyruar që të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KOSTT-i.
Ky operator ka thënë se po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e devijimeve në rrjetin interkonektiv evropian, teksa kërkesa reale për konsum tejkalon atë nominale.
“Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”, ka njoftuar tutje KOSTT-i.
Sipas rrjetit evropian të energjisë, aktualisht blloqet B2 dhe A3 janë jashtë funksionit.
Ditë më parë në Zyrën e Rregullatorit për Energji kanë paralajmëruar masa ndaj operatorëve të licencuar që shkaktuan devijime në rrjetin interkonektiv evropian, në përmasa të papara më parë.
Rreth një javë më parë KOSTT-i ka njoftuar për normalizim dhe stabilizim të gjendjes në sistemin elektroenergjetik, duke thënë se është rritur prodhimi vendor i energjisë dhe se janë implementuar masa të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)