Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes, sipas ekipit të Radios Evropa e Lirë që ndodhet në vendin e ngjarjes.
Largimin e barrikadës në Merdare e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Në një komunikatë për media policia tha se “rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”.
Policia njoftoi “qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikëkalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”.
Personat që ishin të pranishëm në këtë vend ku ishte bllokuar rruga, thanë se ishin pjesërisht të kënaqur me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e së mërkurës.
Ata theksuan se po veprojnë në koordinim me pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova.
Më 27 dhjetor, pika kufitare në Merdare u mbyll nga Policia e Kosovës pasi një grup serbësh në Serbi kanë bllokuar rrugën për në kufi.
Për sot është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës.
Barrikadat në veri janë vendosur me 10 dhjetor si kundërshtim ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror në Mitrovicë të Veriut si dhe Zubin Potok.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)