play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Rihanna mahnit me paraqitjen në kampanjën e re për “Louis Vuttion”

today28/06/2023

Background
share close

Ylli shtatzënë ndau në Instagram fushatën e saj të dytë të xhiruar për “Louis Vuitton’s Men”, më pak se një javë pasi u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e parë të Pharrell Williams për shtëpinë franceze të modës.

Në foto, Rihanna shihet e veshur një xhaketë xhins, bluzë të vogël të bardhë dhe pantallona të shkurtra xhins.

35-vjeçarja e përfundoi ‘look’-un e saj me çizme me gëzof dhe një version të madh të çantës “Speedy” të mbuluar me logo të markës.

Rihanna ndau një vështrim të parë në fushatën e saj për burra të “Vuitton” në fillim të këtij muaji, duke postuar një imazh të saj me një pamje të ngjashme, ndërkohë që ekspozonte disa çanta “Speedy” me ngjyra të ndryshme.

Këngëtarja është bërë e njohur për pamjet e saj të lehonisë, të cilat shpesh ekspozojnë linjat e saj.

Pas vizitës së saj në Paris për shfaqjen e Vuitton, ylli u nis për në Kanë, për të parë partnerin e saj Rocky duke performuar në një event për Spotify.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%