play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Rihanna ‘anulon planet’ për turneun e rikthimit në Londër, disa ditë përpara se të zyrtarizohej

today13/03/2025

Background
share close

Rihanna thuhet se ka anuluar koncertin serik të rikthimit që supozohej të mbahej këtë verë, vetëm disa ditë para se të bëhej i ditur turneu.

Superylli 37 vjeç ishte përfolur se po planifikonte një turne me gjashtë koncerte në Londër për të shënuar rikthimin e saj në muzikë, pasi konfirmoi se ishte duke punuar për albumin e saj të parë në 9 vjet.

Megjithatë, tani raportohet se Rihanna ka hequr dorë nga turneu i propozuar në stadiumin e West Ham në Londër, në një takim sekret javën e kaluar, pak para se ato të konfirmohej publikisht.

Sipas The Sun, këngëtarja nuk mendonte se muzika e saj e re ishte gati dhe se stafi po përpiqen me dëshpërim që të ndryshojë mendje.

“Rihanna nuk ka bërë turne për më shumë se tetë vjet dhe plani për ta rikthyer në skenë ka vazhduar për të paktën tre vjet. Ajo kishte qenë e etur që t’i kthehej asaj, sepse kërkesa është sigurisht aty, por ajo u ftoh”, tha një burim i brendshëm.

“Nuk duket si koha e duhur dhe ajo hodhi bombën javën e kaluar se nuk dëshiron të vazhdojë me koncertet në korrik siç ishte planifikuar”, thuhej tutje në deklaratë.

Artistja nga Barbadosi për vite ka pauzuar nga muzika për të fokusuar në zhvillimin e brendit të saj Fenty e po ashtu për t’u përqendruar tek jeta private. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *