Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today19/07/2023
Punëtorët në një vendstrehim të arinjve në Kosovë kanë gjetur mënyra kreative për t’i mbajtur të ftohtë njëzet arinjtë e tyre të murrmë në temperatura afër 40 Celsius këtë javë, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.
Pishinat e arinjve mbushen rregullisht me ujë të freskët dhe mbrojtësit e tyre hedhin fruta dhe perime në ujë për t’i inkurajuar kafshët të notojnë. Ata gjithashtu vendosin fruta dhe perime të ngrira që i quajnë “akullore” në pemë, ku arinjtë i gjejnë ato në vetëm pak sekonda
“Temperaturat janë shumë të larta dhe lëkura e tyre është shumë e trashë dhe nuk e kanë të lehtë”, tha Taulant Hoxha, nga streha e arinjve.
“Ne kemi 20 arinj dhe secili prej tyre ka frutat apo perimet e tij të preferuara… kështu që varet nga ushqimi i preferuar se çfarë ngrijmë për ta”.
20 arinjtë që jetonin në strehimoren e cila menaxhohet nga Four Paws International, u shpëtuan nga pronarët privatë ose nga restorantet ku mbaheshin si atraksione për mysafirët në hapësira të vogla deri në katër ose pesë metra katrorë.


Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)