play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Regjisori Rexhepi me një tjetër videoklip epik

today05/03/2026

Background
share close

Regjisori kosovar, i cili jeton dhe vepron në Islandë, Jasmin Rexhepi, ka lansuar një videoklip shumë kreativ dhe interesant për këngën “Jazz of All Trades” nga projekti muzikor Smoky Balkan Jazz.

Pak ditë më parë, ai kishte publikuar edhe një videoklip tjetër të po këtij projekti, për këngën “Lady in Red at Qarshia”.

Klipi i kaluar ishte shumë artistik dhe poetik, duke ngjasuar më tepër me një skenë filmi evropian, madje duke të kujtuar filmin “Malèna” me Monica Bellucci.

Ndërsa në projektin e ri, Rexhepi ruan kreativitetin e tij regjisorial, por këtë herë videoklipi vjen në një stil krejtësisht tjetër – më shumë në frymën vizuale të Wes Anderson. Bëhet fjalë për një videoklip të animuar, me një estetikë të kuruar dhe një stil shumë të veçantë të karaktereve.

Smoky Balkan Jazz thuhet se është një kolektiv muzikor me artistë nga vende të ndryshme, të cilët kombinojnë instrumentet organike me teknologjinë moderne, përfshirë edhe inteligjencën artificiale.

Besohet se vetë Rexhepi është pjesë e këtij projekti, pasi në postimin e tij në Facebook ai shkruan: “Na bëni subscribe në kanalin tonë në YouTube”, duke lënë të kuptohet se projekte të tjera janë në përgatitje.

Kënga “Lady in Red at Qarshia” është pjesë e albumit “Soul Serenades” (Serenata Shpirti), një album me këngë nostalgjike kushtuar qyteteve të Kosovës dhe Ballkanit. Ndërsa “Jazz of All Trades” vjen nga albumi “Plan Bee” (Plani i Bletës / Plani B), një projekt me një stil më hipnotik, me elemente të forta të kitarave anatoliane, që i ngjané estetikës muzikore të bendeve si Khruangbin dhe Glass Beams. /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *