play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Reagon Asociacioni i komunave: Ministria i ndërhyri komunës në kompetenca për Sunny Hill-in

today15/06/2022

Background
share close

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është ankuar të mërkurën se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke ndërhyrë në kompetencat e komunave.

Bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të pronës për “Sunny Hill”, ku sipas AKK-së Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kërkuar në mënyrë arbitrare Komunës së Prishtinës për dhënien e afatit të pronës.

“Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qëndror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit”, thuhet në njoftim.

“Kurse në shkresën e MAPL e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës z. Përparim Rama kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfytëzim për festivalin “Sunny Hill”, vazhdon njoftimi.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërhyrja e ministrisë në komuna e pengon zhvillimin lokal.

“Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Express

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%