Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Komisioni Evropian do të publikojë me 12 tetor Raportin e Progresit për Kosovën. Lajmi është konfirmuar për Radio Kosovën, nga Zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë.
Çdo vit Komisioni Evropian publikon Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë dhe tregon për reformat që duhen bërë vendet që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Raporti i vitit 2021 kishte vlerësuar se Kosova kishte plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave që në korrik të vitit 2018, kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës luftim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zhvillim ekonomik.
Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe Raportin e Progresit, mbulon gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin i Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë si dhe Turqinë.
Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur procesin e negociatave të pranimit. Me Malin e Zi, Bashkimi Evropian ka hapur të gjithë kapitujt në këtë proces.
Turqia ka filluar negociatat gjithashtu për anëtarësim në BE.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në korrik të këtij viti hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ende nuk kanë statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)