play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

‘Raporti i Artë’: Shpallen tre meshkujt më të pashëm në botë

today10/10/2024

Background
share close

Mjeku Julian De Silva, i cili drejton Qendrën në Londër për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës, ka kryer një hulumtim.

Përkatësisht, duke përdorur metodën e hartës kompjuterike të fytyrës, ai ka llogaritur se kush është mashkulli më i bukur në botë.

Sipas rezultateve të tij, vendin e parë e zuri aktori Aaron Taylor-Johnson, i cili përflitet se do të luajë James Bond-in e ri.

Aaron Taylor-Johnson

Rezultatet janë marrë duke përdorur metodën e “raportit të artë”.

Për të marrë rezultatet, mjeku përdori “raportin e artë” – një ekuacion matematik i krijuar nga grekët në një përpjekje për të matur bukurinë, i quajtur gjithashtu “raporti hyjnor”. Sipas llogaritjes së tij, Aaroni mori një rezultat të lartë prej 93.04 për qind.

“Aaron ishte fituesi i qartë pasi të gjithë elementët e fytyrës u matën për përsosmërinë fizike. Rezultati i tij prej 93.04 për qind mund ta bënte atë lehtësisht James Bondin më të pashëm në histori, nëse ai merr rolin siç pritej. Ai është shumë më përpara se të gjithë aktorët”, thuhet në një deklaratë.

Në vendin e dytë është ylli i serialit “Emily in Paris”.

Vendin e dytë, sipas llogaritjes së tij, e zuri Lucien Laviscount, aktori që luajti Alfie në serialin “Emily në Paris”. Ai mori një rezultat prej 92.41 për qind.

Lucien Laviscount

Burri i tretë më i pashëm është aktori irlandez Paul Mescal me 92.38 për qind, i ndjekur nga aktori Robert Pattinson (92.15 për qind) dhe Jack Lowden (90.33 për qind).

Paul Mescal

George Clooney është gjithashtu në top 10 meshkujt më të pashëm.

Nicholas Hoult, Charles Melton, Idris Elba dhe Shah Rukh Khan janë po ashtu pjesë e kësaj liste. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%