Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në ndezjen e dritave festive në Tregun e Fundvitit, ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Kristalja, bashkë me fëmijët e tyre.
Ai është shprehur se tashmë Prishtina ka edhe një shesh të ri, atë ”Xhorxh Bush”, që sipas tij, krijon një siguri për shfrytëzim për secilin qytetar.
I pari i Prishtinës, paralajmëroi se ky shesh i ri do të vazhdojë zgjatjen deri tek Posta, teksa ndau specifika se si do menaxhohet projekti.
”Deri më 8 janar do të jetë i hapur vetëm për qytetarë, ndërsa pas 8 janarit, do jetë i hapur edhe për transport publik pra për autobusë, emergjenca dhe për taksi. Normal me një shpejtësi shumë të zvogëluar. Sepse normal jemi duke bërë përpjekje ta heqim krejtësisht asfaltin e ta zëvendësojmë me transformu gjithë këtë zonë me material specifike për këmbësorë, ku qytetartët do të jenë më të sigurt për ta shfrytëzuar këtë pjesë të kryeqytetit”, tha Rama.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)