play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rama pritet të deklarohet për refuzimin e Kurtit për takim

today05/07/2023

Background
share close

Kryeministri Kurti do t’i hakmerret Kryeministrit Rama, i cili ia anuloi mbledhjen e dy qeverive në qershor. Nuk do ta takojë të vetëm në Prishtinë. Për këtë refuzim, Rama pritet të flasë pas pak.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta vizitojë Prishtinën, në kuadër të një turi ballkanik, që ai do ta nisë, siç ka thënë, për përgatitjet e Samiti që mbahet në kuadër të Procesin e Berlinit, në Tiranë.

Sipas fjalëve të Kryeministrit Albin Kurti, Rama mund të takohet me të, vetëm në një mbledhje të qeverive, të cilën e anuloi një muaj më parë, për shkak të qasjes së Kurtit ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve për veriun.

Zyra e Ramës tha sot për Express se Kryeministri do të bëjë një komunikim të mëvonshëm për këtë çështje.

Vizita e Ramës pritet të ndodhë të enjten dhe siç është kuptuar nga Kurti, ai do të qëndrojë në Prishtinë dy ditë.

Rama në qershor e pati anuluar mbledhjen e caktuar të dy qeverive në Gjakovë, pasi po kërkonte takim me Kurtin dhe ministra të caktuar, për shkak të situatës së tensionuar në veri. Kurti këtë nuk e kishte pranuar dhe thotë se nuk e pranon as tash.

“Nëse kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që unë ia kam dhënë, se për takime të ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh, gjatë dy vjetëve që jam në qeverisje i kam një duzinë takimesh me Ramën. Nuk lëngon raporti Kosovës-Shqipëri, por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë por për shkak se mbledhjet e të dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm. Unë e konsideroj të nevojshme mbledhjen e dy qeverive, por jo takime të tjera”, është shprehur Kurti.

Gazeta Express ka pyetur edhe Këshilltarin për media të Presidentes Vjosa Osmani, nëse është aranzhuar një takim i saj me Ramën, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë një përgjigje. Rama dhe Osmani e kanë të freskët një takim, pasi ata qëndruan së bashku gjatë fundjavës në Ulqin, ku kishin shkuar për ta ndjekur performancën e tenorit kosovar, Ramë Lahaj.

Rama ka qenë i angazhuar për më shumë se një muaj në komentimin e zhvillimeve në veri të Kosovës, pas futjes me forcë të kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe. Ai i ka dhënë kritika publike Kryeministrit Kurti dhe ka thënë se mbështet qind për qind kërkesat që i janë bërë Kosovës nga ndërkombëtarët.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%