play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rama këtë javë në Kosovë, Kurti refuzon ta takojë: Ta mbajmë mbledhjen e dy qeverive

today05/07/2023

Background
share close

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vijë në Prishtinë këtë javë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u shpreh i gatshëm ta takojë, duke pranuar se raporti ndërmjet dy vendeve “po lëngon”.

Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se është në kontakt me Ramën, por se s’mund ta takojë atë jashtë kuadrit të mbledhjes së dy qeverive, e cila, siç tha ai, “u anulua paarsyeshëm” në qershor.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të tourit ballkanik. Është thënë që ky tour ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që meqenëse do të vijë dhe do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive e cila u anulua paarsyeshëm ndonëse ishte paraparë muaj më parë”, tha Kurti.

Rama ka paralajmëruar vizita në të gjitha shtetet e rajonit për t’i takuar kryeministrat dhe presidentët pët t’i informuar për përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë këtë vit. Shefi i Qeverisë së Kosovës shprehu habinë se si ai do ta nisë “kaq herët” këtë ‘tour’ ballkanik.

Kurti përsëriti se i ka propozuar Ramës që ta mbajnë mbledhjen e dy qeverive, pasi për takime, tha se “takohemi shumë shpesh”.

“Është e nevojshme për mua që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam thënë, se për takimet e ne të dyve… ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh, nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri dhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”, tha Kurti./Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%