play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Rama Duwaji: Kush është Zonja e Parë e re e New Yorkut nga brezi Gen Z?

today05/11/2025

Background
share close

E vënë në qendër të vëmendjes përkrah kryebashkiakut të sapozgjedhur të New Yorkut, Zohran Mamdani, është bashkëshortja e tij, Rama Duwaji.

Duwaji, 28 vjeçe, është artiste dhe animatore me bazë në New York dhe me rrënjë siriane.

Puna e saj shpesh eksploron tema dhe çështje që lidhen me Lindjen e Mesme.

“Rama nuk është thjesht gruaja ime; ajo është një artiste e jashtëzakonshme që meriton të njihet në mënyrën e saj”, shkroi Mamdani në një postim më 12 maj, duke njoftuar se ishin martuar tre muaj më parë.

Çifti është njohur në aplikacionin e takimeve Hinge, “kështu që ende ka shpresë për ato aplikacione takimesh”, tha Mamdani – atëherë ende kandidat – në një intervistë në qershor.

Në fjalimin e tij të fitores mbrëmë, Mamdani tha: “Për gruan time të mrekullueshme, Rama – hayati [në arabisht: jeta ime] – nuk ka askënd tjetër me të cilin do të doja të isha në këtë moment dhe në çdo moment tjetër”.

Me origjinën e saj ndërkombëtare dhe vizionin modern, Duëaji shihet nga shumëkush si një figurë që do të pasurojë imazhin e administratës së re të qytetit dhe do të frymëzojë të rinjtë për të ndjekur pasionet e tyre. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *