play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Qeveria ka vendosur, sa do të jetë paga bashkë me shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët policor?

today16/11/2023

Background
share close

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e kryeministrit Albin Kurti, mbi shtesat e rrezikshmërisë së punës për Policinë e Kosovës.  Pavarësisht kërkesave e protestave nga njësia më elitare e Policisë së Kosovës dhe një njësie tjetër, për kategorizimin dhe vlerën e shtesave,  propozimi i Kurtit kaloi në Qeveri e nuk ndryshuan as kategorizimin e as vlera e shtesës. Nga Zyra e Kryeministrit dje u la të kuptohet se Kurti në takim i ka informuar Hotin dhe pjesëtarët e NJSI-së se vendimi për shtesat veçse është marrë dhe se nuk do të ndryshojë, shkruan Gazeta Express.

Kështu krahas pagës bazë, pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, ata të njësisë për ndërhyrje të shpejtë dhe njësia për mbrojtjen e afërt tani do të marrin edhe 150 euro shtesë.

Nga 120 euro më shumë do t’i marrin njësitet operative K-9 dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.

Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Por sa është paga bazë e këtyre pjesëtarëve të PK-së?

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë e deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Dy Njësitet që protestuan dje llogariten të jenë në kategorinë e policëve të lartë. E një polic i lartë ka pagë bazë 619 euro.

Ata me gradën polic marrin 525 euro pagë, teksa polici i ri 472 euro.

Më së paku paguhen kadetët, 210 euro.

Në ndërkohë, kryeministri Kurti dje ka zhvilluar një takim me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti i ka njoftuar ata e kategorizimi dhe vlera e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës “është bërë me kujdes të veçantë e të shtuar, duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet që ekzistojnë”.

Teksa nuk u dhanë detaje mbi mendimin e palës tjetër që mori pjesë në takim për këtë çështje.

E në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave Hekuran Murati tha se kategorizimi dhe vlera e shtesës do të jetë ajo që është propozuar në mbledhjen paraprake të Qeverisë së Kosovës.

Për këtë kategorizim dhe vlerë, pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese patën dal në protestë.

Ata para objektit të Qeverisë së Kosovës, kërkuan kategorizimin si njësi e veçantë, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë  dhe shtesa për kushte specifike të punës janë tri kërkesat kryesore te tyre. Në rast të mos përmbushjes ata paralajmëruan edhe veprime tjera.

Përveç këtij njësiti, pakënaqësi për ndarjen e shtesave kanë shprehur edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Në një reagim, nga kjo sindikatë patën thanë se shtesat janë të ulëta dhe se nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës.

Poashtu, Sindikata thotë se janë të papranueshme për secilën kategori dhe se janë diskriminuese për të gjitha njësitë. /Gazeta Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *