play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pse pikëkalimi Rafah në Gazë është i rëndësishëm dhe pse Egjipti po e mban mbyllur?

today18/10/2023

Background
share close

Pikëkalimi kufitar Rafah, mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, është rruga e vetme përmes të cilës mund të futen ndihmat në Gaza drejtpërdrejt pa kaluar nëpër Izrael, si dhe dalja e vetme e cila nuk të çon në tokën izraelite.

Ajo e ka marrë vëmendjen kryesore në konfliktin e përshkallëzuar mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, pasi qindra mijëra palestinezë janë nisur drejt jugut të Gazës, pasi Izraeli i urdhëroi ta braktisin Qytetin Gaza dhe tërë pjesën jugore të kësaj enklave.

Ku ndodhet pikëkalimi Rafah dhe kush e kontroll atë?

Pikëkalimi ndodhet në jug të Rripit të Gazës, një tokë e ngushtë e cila është shtëpi e 2.3 milionë njerëzve që shtrihet mes Izraelit, Egjiptit dhe Detit Mesdhe.

Pikëkalimi kontrollohet nga Egjipti.

Pse është ky pikëkalim kaq i rëndësishëm në këtë konflikt?

Si përgjigje ndaj futjes së tërbuar të militantëve të Hamasit përmes kufirit jugor të Izraelit më 7 tetor, kur ata i vranë më shumë se 1.300 izraelit, Izraeli e rrethoi plotësisht Gazën, duke mos lejuar furnizimin me ushqim, ujë, rrymë dhe karburant.

Kjo nënkupton se rruga e vetme e mundshme për futjen e ndihmave humanitare në Gaza është përmes pikëkalimit Rafah nga rajoni Sinai i Egjiptit. Ky, po ashtu, është vendi i vetëm nga ku mund të largohen nga Gaza banorët të cilët duan të ikin.

Njerëzit me pasaporta të huaja pritet të lejohen të dalin në bazë të ndonjë marrëveshjeje për rihapjen e pikëkalimit kufitar, prandaj edhe kanë shkuar në afërsi të tij në ditët e fundit, në kërkim të largimit.

Izraeli, po ashtu, u ka bërë thirrje palestinezëve të Gazës të zhvendosen në jug, më pranë Rafahit, për t’u strehuar nga bombardimet, megjithëse qytetarët thonë se nuk kanë ku të ikin nga sulmet e pareshtura ajrore në enklavën e mbipopulluar.

Pse është qasja përgjatë Rafahit e kufizuar?

Egjipti është i vetëdijshëm për pasigurinë afër kufirit me Gazën në verilindje të Sinait, qëkur u përball me kryengritje islamiste që arriti kulmin më 2013 dhe që tani është frenuar goxha shumë.

Qëkur Hamasi e mori kontrollin e Gazës më 2007, Egjipti ka ndihmuar në zbatimin e bllokadës ndaj kësaj enklave dhe i ka kufizuar dukshëm lëvizjet e njerëzve dhe mallrave.

Njëlloj sikur me pikëkalimet kryesore me Izraelin, kufizimet janë zbutur nganjëherë, por nuk janë hequr kurrë, dhe udhëtarëve iu duhet t’i kalojnë kontrollet e sigurisë dhe kontrolle të tjera të gjata kufitare për të kaluar matanë. Më 2008, dhjetëra mijëra palestinezë kaluan në Siani, pasi Hamasi hapi vrima nën pengesat kufitare, duke e detyruar Egjiptin ta ndërtojë një mur betoni.

Egjipti ka vepruar si ndërmjetësues mes Izraelit dhe grupeve palestinezëve gjatë konflikteve të kaluara dhe kohëve të trazirave. Por, në ato situata, e ka mbyllur kufirin e vet, po ashtu, duke e lejuar vetëm futjen e ndihmave dhe evakuimeve mjekësore, por jo edhe grupe të mëdha njerëzish.

Megjithëse Izraeli po i vazhdon bombardimet më të fuqishme dhe pandërprera ndaj Gazës si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit, Egjipti nuk ka treguar deri tani asnjë shenjë se do ta ndryshojë qasjen. Më shumë se 2.800 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite.

Çfarë përpjekjesh po bëhen për rihapjen e kufirit?

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit ta shmangë “katastrofën humanitare” në Gaza, duke e paralajmëruar se ushqimi, karburanti dhe madje uji i pijshëm janë duke u harxhuar me shpejtësi të rrezikshme.

Spitalet thonë se po kanë shumë vështirësi ta përballojnë numrin e të plagosurve, pasi karburanti i gjeneratorëve mbështetës është duke u harxhuar. Kamionët egjiptianë me ndihma u afruan pranë pikëkalimit të martën, por nuk është e qartë ende se kur dhe nëse mund të futen në Gaza ata.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martën se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë përpiluar një plan për të dërguar ndihma humanitare për civilët në Gaza, pa e lejuar Hamasin të përfitojë nga to.

Pse shtetet arabe po ngurrojnë të pranojnë palestinezë?

Vendeve arabe u ka shkuar frika në palcë se lufta më e fundit e Izraelit me Hamasin në Gaza mund ta përhapë një valë të re të zhvendosjen së përhershme nga toka ku palestinezët duan ta ndërtojnë shtetin e tyre.

Egjipti, vendi i vetëm arab i cili e ndan kufirin me Gazën, dhe Jordania, e cila kufizohet me Bregun Perëndimor të uzurpuar nga Izraeli, kanë kërkuar që palestinezët të mos detyrohen ta braktisin tokën e tyre.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka thënë se është jetike që palestinezët të “mbesin të palëkundur dhe të pranishëm në tokat e tyre”, derisa mbreti Abdullah i Jordanisë ka paralajmëruar që “të mos bëhet asnjë tentim për t’i zhvendosur dhunshëm palestinezët nga territoret palestineze, e as të zhvendosen brenda vendit”.

Për arabët dhe palestinezët, braktisja apo largimi me forcë nga toka ku duan ta krijojnë shtetin e tyre jehon “Nakba”, apo “katastrofë”, kur shumë palestinezë ikën apo u përzunë nga shtëpitë e veta gjatë luftës së vitit 1948, pas të cilës u krijua Izraeli.

Izraeli nuk e pranon se i dëboi palestinezët nga tokat e tyre, duke thënë se ishte sulmuar nga pesë shtete arabe pasi u krijua si shtet.

Rreth 700.000 palestinezë, gjysma e popullsisë së asaj që ishte Palestina e sunduar nga britanikët, u zhvendosën apo tokat e tyre u shpronësuan, shumica e të cilëve shkuan në shtetet arabe ku jetojnë edhe sot. Shumica ende jetojnë në kampe refugjatësh.

Si pasojë, shumë palestinezë thonë se nuk duan të largohen nga Gaza – nga e cila Izraeli u tërhoq më 2005 pas 38 vjetëve okupimi – pavarësisht se konflikti më i fundit është përshkallëzuar./REL

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%