play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Kuriozitete

Pse fobia nga avioni nuk lidhet vetëm me frikën nga lartësia

today24/11/2023

Background
share close

Për shumë njerëz fluturimi s`është asgjë, ose është diçka e zakonshme. Për të tjerë është e tmerrshme. Për ta është si një makth, një rrezik që mund t`i marrë jetën.

Po pse disa njerëz kanë kaq shumë frikë nga diçka për të cilën të tjerë nuk kanë asnjë lloj frike?

Frika nga fluturimi konsiderohet edhe fobi në rastet kur është vërtet e lartë.

Frika është një reagim ndaj rrezikut dhe ekziston sepse të pasurit frikë nga gjërat që duhet të kesh vërtet, është avantazhuese.

Njerëzit lindin me disa frikëra si ajo ndaj rënies nga lartësia apo frika nga zhurmat. Këto jane frikëra që i vërejmë edhe tek të sapolindurit.

Me rritjen pastaj mësojmë të kemi frikë nga gjëra të tjera që mund të na dëmtojmë, si nga një gjarpër e po ashtu edhe nga ndryshimet klimatike.

Frika është një përgjigje racionale. Fobia nga ana tjetër është iracionale. Të kesh frikë për shembull nga kllounët, nga hojet apo fjalët e gjata (siç disa kanë) nuk do të të ndihmojë të mbijetosh.

25% e njerëzve në UK kanë nivel të ulët frike nga fluturimet.

2.5% pastaj kanë fobi nga fluturimet.

Kështu nga niveli i ulët i frikës, tek fobia duket se rol luan fakti se sa racionale është frika e dikujt.

Po sa frikë duhet të kemi nga fluturimet?

Sipas Shoqatës Amerikanë të Sigurisë në Transport, shanset për çdo njeri që të vdesë në një aksident ajror janë 1 në 11 milionë.

Kurse për shembull shanset për të vdekur nga pickimi i bletës janë 1 në 54 mijë e 516.

Të vdesësh nga rënia e diellit në kokë, mundësitë janë 1 në 4655.

Të biesh nga një mobilje në shtëpi apo nga një kolovajzë, e të gjesh vdekjen mundësitë janë 1 në 2715.

Po nuk është thjesht frika nga vdekja ajo që na shtyn të kemi fobi nga fluturimi. Ne njerëzit, ndryshe nga shpendët, nuk kemi lindur për të fluturuar. Pra ky nuk është zakoni ynë. Ndaj frikës nga fluturimi, i shtohet frika nga lartësitë, frika nga vendet e panjohura, e ndoshta edhe frika që disa kanë thjesht sepse nuk janë në shtëpi.

Po për njerëzit që nuk bëjnë asnjë reagim pas të bërtiturave të të tjerëve?

Disa njerëz bërtasin gjatë turbulencave, ndërkohë që të tjerë nuk lëvizin as qerpikun. Ata mund të qëndrojnë krejtësisht të qetë, mbase më të qetë edhe se në përditshmëri. Mund të duket bukur kur e mendon: Dikush që s`paska frikë fare. Ama ekspertët thonë që kjo mund të konsiderohet si patologji, pasi nuk është normale të mos i ndash emocionet me të tjerët. Nëse dikush afër teje po tmerrohet, nuk mund të qëndrosh krejtësisht neglizhent.

Megjithatë nuk është vetëm frika nga lartësia ajo që vlen të diskutohet. Njerëzit kanë edhe frikë nga teknologjia. T`i besosh jetën një hekuri. Kjo frikë në fakt ka ardhur duke u ulur me vitet, pasi njerëzit kanë mësuar të bashkëjetojnë me teknologjinë dhe një tjetër fobi është krijuar, që gjithsesi i bashkëngjitet njerëzve në avion: Nomofobia. Kjo është fobia nga fikja e pajisjeve elektronike, laptop, telefon.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *