play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Prishtina nënshkruan me Fitim Susurin

today02/03/2023

Background
share close

Prishtina ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri.

Mesfushori i avancuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74.

Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Susuri është prezantuar edhe zyrtarisht në skuadër nga drejtori sportiv Driton Krasniqi.

“Nuk besoj që ka futbollist në Kosovë që nuk ndjehet i kënaqur që të luaj për Prishtinën. Ky është klub i madh dhe është nder dhe krenari që jam bërë pjesë e ekipit kryeqytetas”.

“Stafit te trajnerëve dhe tifozëve iu premtoj se do ta jap maksimumin në çdo stërvitje dhe pastaj në ndeshje për të kontribuar maksimalisht për skuadrën. Prishtina e ka një skuadër shumë të mirë me futbollistë shumë cilësor dhe trajner të mirë andaj besoj se me punë dhe me angazhim do t’i arrijmë objektivat që i kemi në këtë edicion”, ka thënë Susuri. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *