Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/11/2022
Presidentja Vjosa Osmani i ka pritur përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, ku kryetarët dhanë dorëheqje.
Në takim po mungojnë përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe, raporton T7.
Për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin e Zubin Potokun pritet caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje, pasi Lista Serbe vendosi që serbët të dalin nga institucionet e Kosovës. Policët, prokurorët dhe gjyqtarët serbë iu përgjigjën gjithashtu unanimisht kërkesës për të dalë nga institucionet e vendit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)