play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Presidentja Osmani në Doha: Kosova ofron mundësi investimi për bizneset nga Katari

today28/03/2022

Background
share close

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se inkurajon afaristët dhe bizneset e Katarit që të eksplorojnë mundësitë e investimit që ofron Kosova.

Këtë deklaratë Osmani e ka bërë gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike të Katarit, Khalifa bin Jassim al-Thani të mbajtur në margjinat e Forumit në Doha.

Në takim gjithashtu janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel tregtar dhe mjetet për t’i përmirësuar ato.

Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se mezi pret që këto t’i çojnë në nivele më të larta, veçanërisht në aspektin komercial dhe investues.

Ajo ftoi biznesmenët e Katarit të eksplorojnë mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm, si bujqësia, miniera dhe energjia.

Ndërsa Al-Thani vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Katarit dhe Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet tregtare janë ende nën aspiratat e të dy vendeve mike. Ai u bëri thirrje gjithashtu biznesmenëve nga të dy vendet që të rrisin bashkëpunimin.

Në fund, ai ka theksuar se Oda Ekonomike e Katarit mbështet fuqishëm bashkëpunimin midis sektorëve të biznesit në të dy vendet.

“Investitorët nga Katari janë të interesuar të njihen me mundësitë që ka Kosova”, ka përfunduar ai.

 

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%