play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Premiera e shfaqjes “Të Gjashtët kundër Turqisë” këtë të hënë në TKK

today09/03/2026

Background
share close

Qendra Multimedia sjell të hënën, më 9 mars, shfaqjen “Të Gjashtët kundër Turqisë”, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

E krijuar nga një kolektiv ndërkombëtar teatror me artistë nga Kosova, Turqia dhe vende të tjera të BE-së, shfaqja performohet në shqip, anglisht dhe turqisht. E frymëzuar nga mitologjia greke dhe tragedia “Të shtatët kundër Tebës”, vepra ofron një reflektim mbi Turqinë e Erdoganit dhe ngrit pyetje të rëndësishme mbi dështimin e shoqërive pluraliste dhe rritjen e ideologjive autoritare.

Shfaqja trajton ndikimin e regjimeve që ushtruan terror, dhunë dhe përndjekje, duke ndikuar jo vetëm tek individët, por edhe përtej kufijve të tyre. Ajo paraqet një pasqyrë kritike mbi mënyrën se si pushteti mund të përdoret për shtypje dhe frikësim, duke u bërë një mesazh i fuqishëm për publikun global.

Dramaturgu britanik Mark Ravenhill e ka përshkruar veprën si: “Një pasqyrë epike e përpjekjeve politike, e spikatur me satirë dhe një nuancë absurdi. Six Against Turkey është një vepër e re e rëndësishme nga një dramaturg i njohur bashkëkohor.”

Shfaqja ka qenë pjesë e repertorit teatrore vendore dhe ndërkombëtare që nga 16 tetori 2024, kur u mbajt premiera, duke fituar vëmendje për mesazhet e saj të guximshme dhe angazhimin artistik ndërkombëtar./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *