play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2383 Results / Page 7 of 265

Background

Aktualitet

Kurti për heqjen e masave: Nuk duhet të spekuloj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet lidhur me heqjen e masave të vendosura për Kosovën. “Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulimet”, ka thënë Kurti, shkroi KSP. Bashkimi Evropian ka thënë se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja […]

today18/06/2024

Aktualitet

Begaj: Serbia me aleatët janë mobilizuar ta njollosin luftën e shqiptarëve, duhet të jemi bashkë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka paralajmëruar se Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për ta njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve. Në fjalimin e seancës solemne për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, Begaj ka thënë se shqiptarët duhet të bëhen bashkë. “Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë […]

today12/06/2024

Aktualitet

Kurti: Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e fuqishme dhe më e gatshme për të mbrojtur territorin dhe jetët tona

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot. Gjatë fjalimit të tij në paradën e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Kurti ka folur për investimet e fundit në armatimin e Ushtrisë dhe avancimin e ushtarëve nëpërmjet shkollimit në shkollat më të ndritura ushtarake në botë. […]

today12/06/2024

Aktualitet

“Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”, Osmani në Kuvend thotë se hyrja e NATO-s tregoi që bota s’e harroi Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka thënë se hyrja e ushtarëve të NATO-s më 12 qershor në Prishtinë tregoi se bota nuk e kishte harruar Kosovën, ndërsa tha se ushtarët e NATO-s s’ishin vetëm ushtarë, por shpëtimtarë që sollën me vete premtimin për liri. Osmani ka kujtuar të rënët për liri, si dhe “rezistencën këmbëngulëse të  presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova […]

today12/06/2024

Aktualitet

Konjufca: Ta kujtojmë të shkuarën e mos ta harrojmë të vërtetën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se e shkuara duhet të kujtohet e e vërteta të mos harrohet, që padrejtësitë dhe pushtimet të mos përsëriten kurrë. Në fjalimin në seancën solemne të Kuvendit për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, kryekuvendari u shpreh se regjimi i Serbisë kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës. “12 qershori është dita e rikthimit të shpresës. Pas gati një shekulli nën sundim, Kosova u […]

today12/06/2024

Aktualitet

Edi Rama: Pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK, i dha popullit të tij forcë të panjohur më parë në trojet tona

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd. Në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Edi Rama tha se “po flas sot mbi njeriun që […]

today10/06/2024

Aktualitet

Blair në Kosovë: Bombardimet e NATO-s ishin gjëja e duhur

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të hënën deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kujtuar, siç tha, “vendimin e vështirë për të ndërmarrë veprime për të ndalur luftën në Kosovë”, më 1999. Blair, i cili po qëndron në Prishtinë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se vendimi i atëherëshëm për sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, "kishte efekte më të gjera sesa vetëm çlirimi i popullit të Kosovës". […]

today10/06/2024

Aktualitet

Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari

Delfin Pllana është emëruar ambasador i Kosovës në Hungari. Emërimi i tij është bërë i ditur përmes një postimi në platformën “X” nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të cilin edhe e ka uruar. Osmani është shprehur se bindur se do të forcojë lidhjet mes dy vendeve. “I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai hyn në detyrën e tij të re si […]

today30/05/2024

Aktualitet

Publikohet agjenda shtetërore për shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Sapo është bërë publike agjenda shtetërore për shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, dhe po sipas kësaj agjende aktivitete të ndryshme kulturore dhe pritje shtetërore do të fillojnë prej 8 qershor e do të zgjasin deri më 21 qershor, shkruan KultPlus. Ky manifestim do të nisë me koncertin e këngëtares së njohur Shkurte Fejza e cila njëherit shënon edhe 50-të vjetorin e karrierës së saj, për të vazhduar […]

today29/05/2024

0%