play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 9 of 272

Background

Politikë

​Ditëlindja e 80-të e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova

Sot është datëlindja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. […]

today02/12/2024

Politikë

Nga 1 dhjetori kosovarët mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza

Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahemti. “Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e […]

today29/11/2024

Aktualitet

28 Nëntori – krerët institucional bëjnë homazhe në Prekaz

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, krerët institucional kanë nisur homazhet në Prekaz. Andaj në këtë ditë të veçantë, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ministra e deputetë kanë bërë homazhe të kompleksi “Adem Jashari”. Pas homazheve, Konjufca tha se secili duhet të përkulet para sakrificës së madhe të familjes Jashari. “28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita […]

today28/11/2024

Aktualitet

Kryeministri i Australisë, Albanese i bindur se rrënjët e tij janë nga Shqipëria

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thënë se ai ende nuk ka arritur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa shprehet i bindur se bazuar në mbiemrin e tij, ai ka lidhje të drejptërdrejtë me Shqipërinë. Albanese ka pohuar se vjen nga fshati Barlette, e që është përtej detit të Shqipërisë. Ai ka treguar për bisedën që ka pasur me babain e tij, derisa ka treguar se gjjithmonë kanë pasur shumë aktivitete nga […]

today28/11/2024

Aktualitet

28 Nëntori, Osmani: Simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e festave të 28 Nëntorit. Ajo thotë se kjo datë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë dhe krenarë. “Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona”, ka shkruar Osmani. Tutje ajo ka thënë se “28 Nëntori […]

today28/11/2024

Politikë

Miratohet buxheti për vitin 2025

Me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim është votuar shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndarje buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Kuvendi e ka miratuar ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025 me vota minimale të deputetëve. Gjatë seancës plenare të mbajtur të enjten, opozita e ka akuzuar pushtetin për shkelje në buxhetin për vitin 2025, madje edhe kanë kërkuar që të mos vihet fare […]

today21/11/2024

Politikë

Mulaj: Qeveria për shkak të përformancës së dobët nuk raporton në portalin e transparencës

Eksperti i Ekonomisë dhe Financave, Besim Mulaj, ka folur për buxhetin dhe transparencën e Qeverisë së Kosovës. Mulaj thotë se Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës e kanë portalin e transparencës të cilin nuk e kanë shfrytëzuar për të raportuar viteve të fundit, ose thënë në mandatin e fundit, pasi gjatë gjithë mandatit mungojnë të dhënat. “Edhe pse qeveria ka premtuar transparencë të madhe, jo vetëm që nuk ka […]

today13/11/2024

Aktualitet

Udhëheqës botërorë përgëzojnë ish Presidentin Trump

Udhëheqës nga e gjithë bota përgëzuan të mërkurën ish Presidentin Donald Trump, i cili është më afër fitores në zgjedhjet e së martës. Kryeministri britanik Keir Starmer e uroi zotin Donald Trump, pak pasi kandidati republikan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane. “Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, tha kryeministri Starmer në një postim në rrjetin X të mërkurën. “Unë e di se marrëdhënia e posaçme […]

today06/11/2024

Aktualitet

Gjermania rregullon problemin në platformat e tyre, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë

Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane. Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, duke thënë se Republika e Kosovës nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, ashtu siç ka ndodhur më herët në Gjermani. “Të nderuar bashkatdhetarë, për vite me radhë, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, gabimisht në platformat e tyre, Republikën e Kosovës e kanë lidhur me […]

today05/11/2024