Qeveria miraton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor
Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen e lëvizjes me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina. Në mbledhjen e mbajtur më 8 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit. Atëbotë, […]