play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 63 of 272

Background

Aktualitet

Konjufca vërejtje ministrave: Herave tjera të vini me kohë në Kuvend, s’është mirë t’ju presin deputetët

Seanca e sotme e Kuvendit nisi me vonesë, dhe si rrjedhojë, Kryeparlamentari Glauk Konjufca pati një vërejtje për ministrat e kabinetit qeveritar. Konjufca tha se ata duhet të shkojnë me kohë në Kuvend, duke ua kujtuar që seanca e sotme ishte caktuar të niste në orën 10:00. “Ministrat po ashtu duhet ta kuptojnë që duhet të jenë me kohë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo seancë është caktuar për […]

today25/05/2023

Aktualitet

Kurti: Nesër tre kryetarët në veri betohen në ndërtesa publike

Kryeministri Albin Kurti në fjalën hyrëse në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore dhe betimin e kryetarëve të rinj. Ai tha se nesër në ndërtesat publike të këtyre komunave do të bëhet edhe betimi i kryetarëve të rinj që kanë mbetur ka e kryer këtë procedurë. “Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i […]

today24/05/2023

Aktualitet

Konjufca: Padia për gjenocid kundër Serbisë në Kosovë është afër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar Kosova është afër përfundimit të padisë profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Konjufca pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se për padinë ndaj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional. “Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhë një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë, edhe sot dhe mund […]

today22/05/2023

Aktualitet

Hovenier kërkon të shmangen tensionet në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, një ditë para betimit të kryetarëve të rinj në veri të vendit, ka kërkuar që të shmangen konfliktet dhe veprimet që qojnë në rritjen e tensioneve në veri. Në një deklarim për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan ka thënë se nuk është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje […]

today18/05/2023

Aktualitet

A mund të kthehen vizat?

Kosova - sikurse edhe vendet e tjera që gëzojnë lëvizje të lirë - do të jetë nën llupën e BE-së. Blloku ka mekanizma ndëshkues nëse vëren që qytetarët e një vendi joanëtar keqpërdorin lëvizjen pa viza. Më 16 maj, Komisioni Evropian tha se Serbia po e rrezikon këtë regjim, për shkak të lehtësimit të procedurave për dhënien e shtetësisë të të huajve. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është […]

today17/05/2023

Aktualitet

Bislimi: Ne kishim propozimet dhe vërejtjet tona, pala serbe ishte e interesuar vetëm për asociacionin

Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, ka folur mbi takimin e sotëm të Brukselit, për të cilin tha se ishte për t’u qartësuar se ku ndodhet i gjithë procesi. Sipas tij, sot s’bëhej dot fjalë për pritshmëri rezultatesh, përcjell klankosova.tv. ”Nuk është dashtë të priten rezultatet sot. Ky takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë”. ”Pra është […]

today15/05/2023

Aktualitet

32 bashkitë në Shqipëri ku ka përfunduar numërimi i votave dhe kush janë kandidatët fitues

Ka përfunduar numërimi i votave për 32 bashki në Shqipëri. Më poshtë gjeni listën e kandidatëve fitues. 1-Bashkia Himarë – Alfred Beleri i ‘BF’ me 50.12% 2-Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli i PS me 81.25% 3-Bashkia Memaliaj – Albert Malaj i “BF” me 52.75% 4-Bashkia Libohovë – Leonard Hide i PS me 52.64% 5-Bashakia Delvinë – Bermir Veli i PS me 63.64% 6-Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri e PS me […]

today15/05/2023

Aktualitet

Osmani: Jemi duke kërkuar modalitetet për t’iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e sotëm në Universitetin e Harvardit, ku ishte folëse kryesore në Global Empowerment Meeting, ka elaboruar rreth ndryshimeve klimatike, si dhe ndryshimet që do të bëhen në Kosovë sa i përket çështjes energjetike. “Kosova e kupton mirë rëndësinë e luajtjes së një roli aktiv në këtë betejë ekzistenciale. Përmes Këshillit Kombëtar për Ndryshimet Klimatike, institucionet e Kosovës kanë bashkuar forcat për të identifikuar […]

today11/05/2023

Aktualitet

Kurti-Lajçakut: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, BE-ja të mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar për takimin që kishte me  përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. I pari i ekzekutivit ka bërë të ditur se Lajçakut i ka theksuar nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi. Ndër të tjerash, kryeministri Kurti gjithashtu theksoi që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes së Ohrit. “Mirëpritëm Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) në zyrat […]

today11/05/2023