play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 253 of 272

Background

Aktualitet

Prokurori Besim Kelmendi caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 214-të, të enjten, me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit. Këtë detyrë, Kelmendi do ta ushtrojë deri në një vendim të ri të KPK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sipas Rregullores Nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, në qoftë se mandati i Kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse […]

today21/04/2022

Aktualitet

Kosova po përgatit padi për gjenocid, Osmani: S’guxojmë të dështojmë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se Kosova është duke u përgatitur padinë kundër Serbisë për gjenocid, megjithatë ka theksuar se puna që po bëhet për një gjë të tillë është konfidenciale, meqë çështja është shumë serioze dhe është rast ku nuk ka vend për dështim.   Kështu ka thënë shefja e shtetit në një intervistë për Kallxo.com, duke mos dhënë ndonjë datë se kur mund të […]

today21/04/2022

Aktualitet

Fillon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, përveç targave po bisedohen edhe tema tjera

Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është duke u mbajtur takimi mes kryenegociatorëve të palës kosovare dhe asaj serbe. Lajçak tha se pjesë e agjendës është edhe çështja e targave, e cila e ka afatin e fundit sot. “Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në proces e sipër. Ne kemi një agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin […]

today21/04/2022

Aktualitet

Mehaj: Ka filluar procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender Europe 23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi sot se ka filluar procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen më të madhe në Evropë të forcave amerikane me aleatë “Defender Europe 23”. Ky proces planifikues tha se ka filluar nga Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së. “Sot pata kënaqësinë të vizitoj […]

today21/04/2022

Aktualitet

Von Crammon: Qeveria nuk e ka prioritet dialogun

Raportuesja e Parlamentit Europian gjatë një debati në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme rreth drafteve të raporteve për Kosovën dhe Serbinë, ka thënë troç se Qeveria aktuale në Kosovë, nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë.   “Fatkeqësisht, pavarësisht energjisë së re me emërimin e emisarit të BE’së për dialog, më dëshpërim  mësoj se dialogu i lehtësuar nga BE me Serbinë, që mbetet parakusht për integrimin e […]

today21/04/2022

Aktualitet

Debati në Parlamentin Evropian: BE-ja ftohet t’i mbajë premtimet ndaj Kosovës

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme është zhvilluar të enjten, 21 prill, debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Radio Evropa e Lirë ditë më parë ka publikuar pjesët kryesore të këtij dokumenti.   Disa folës në debatin e së enjtes kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova kishte mbështetur […]

today21/04/2022

Aktualitet

PDK nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Partia Demokratike e Kosovës të premten do të dorëzojë kallëzim penal kundër Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e cilësoi si të kundërligjshëm vendimin për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ZRRE po I dëmton qytetarët e Kosovës. […]

today21/04/2022

Aktualitet

Kurti: Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes

Nga shumë sektorë të ndryshëm, disa kompani nga Kosova dhe nga Austria kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, që po mbahet në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes. Më tej kryeministri Kurti para biznesmenëve austriak dhe kosovarë ka folur edhe për mundësitë që i kanë kompanitë për të […]

today21/04/2022

Aktualitet

Osmani për kryeprokurorin: Duhet të ketë integritet të dëshmuar përgjatë karrierës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu takon përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit. Presidentja Osmani falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për pjesëmarrjen aktive në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, duke nënvizuar se çdo rekomandim i identifikuar përgjatë procesit do të shqyrtohet me kujdes të veçantë. “Është thelbësore që çdo emërim të jetë rezultat i një […]

today21/04/2022