play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Kurti: Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes

today21/04/2022

Background
share close

Nga shumë sektorë të ndryshëm, disa kompani nga Kosova dhe nga Austria kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, që po mbahet në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes.

Më tej kryeministri Kurti para biznesmenëve austriak dhe kosovarë ka folur edhe për mundësitë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë.

Ai veçoi ndërtimin e infrastrukturës, përkatësisht hekurudhës Prizren-Durrës, i cili ftoi kompanitë austriake të investojnë.

Ndërkaq, Kurti foli po ashtu edhe për trendet pozitive ekonomike në qeverisjen e tij, ku tha janë krijuar 25 mijë vende të punës dhe ka një normë të rritjes ekonomike 10.35 përqind.

Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka siguruar kompanitë austriake se Kosova ka parakushte dhe mundësi për investime në Kosovë, veçanërisht në sektorët e prodhimtarisë, bujqësisë, turizmit dhe në energjinë e ripërtritshme./KP/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *