play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 13 of 272

Background

Aktualitet

Keir Starmer, zyrtarisht kryeministri i ri britanik

Avokati 61-vjeçar, politikani laburist, Keir Starmer, është shpallur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Bëhet e ditur se Partia Laburiste ka fituar zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke tejkaluar numrin e 326 vendeve nga 650 për të fituar shumicën. Por kush është Keir Starmer, lideri laburist që do të zëvendësojë Rishi Sunak si kryeministër? I Lindur në vitin 1962 në Londër, Starmer ishte një avokat i […]

today05/07/2024

Aktualitet

Çfarë ndodh nëse Biden tërhiqet nga gara presidenciale?

Dueli televiziv mes Joe Biden dhe Donald Trump ishte çdo gjë tjetër veçse i qetë. Shfaqja e Joe Biden në këtë debat po bën bujë. Ai dukej i lodhur, i hutuar dhe në fund të fuqisë së tij. Demokratët kanë dyshime për kandidatin e tyre për zgjedhjet e ardhshme për President të SHBA. Të martën, Përfaqësuesi Lloyd Doggett nxitoi përpara dhe u bë demokrati i parë në Kongresin e SHBA […]

today04/07/2024

Aktualitet

“The Guardian” shkruan për anulimin e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”

Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar rreth festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, i cili këtë vit ishte planifikuar të mbahej në Beograd, mirëpo është anuluar nga shteti serb, të cilët nuk kanë lejuar mbajtjen e këtij eventi. “The Guardian” shkruan se grupet e të rinjëve nga Kosova dhe Serbia, të cilët organizojnë ngjarjen kulturore “Mirëdita, Dobar Dan” akuzojnë Ministrinë e Brendshme të Serbisë, që nuk i kanë mbrojtur nga kërcënimet. “Organizatorët […]

today28/06/2024

Aktualitet

Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve. Takimi i parë i tyre këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar. Josep Borrell do të shërbejë si shef i diplomacisë evropiane deri në vjeshtë, ndërsa javën e ardhshme do të dihet […]

today26/06/2024

Aktualitet

Lajçaku vjen në Kosovë, takohet me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi pritet të nisë në orën 18:00. “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

today18/06/2024

Aktualitet

Kurti për heqjen e masave: Nuk duhet të spekuloj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet lidhur me heqjen e masave të vendosura për Kosovën. “Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulimet”, ka thënë Kurti, shkroi KSP. Bashkimi Evropian ka thënë se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja […]

today18/06/2024

Aktualitet

Begaj: Serbia me aleatët janë mobilizuar ta njollosin luftën e shqiptarëve, duhet të jemi bashkë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka paralajmëruar se Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për ta njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve. Në fjalimin e seancës solemne për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, Begaj ka thënë se shqiptarët duhet të bëhen bashkë. “Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë […]

today12/06/2024

Aktualitet

“Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”, Osmani në Kuvend thotë se hyrja e NATO-s tregoi që bota s’e harroi Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka thënë se hyrja e ushtarëve të NATO-s më 12 qershor në Prishtinë tregoi se bota nuk e kishte harruar Kosovën, ndërsa tha se ushtarët e NATO-s s’ishin vetëm ushtarë, por shpëtimtarë që sollën me vete premtimin për liri. Osmani ka kujtuar të rënët për liri, si dhe “rezistencën këmbëngulëse të  presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova […]

today12/06/2024

Aktualitet

Kurti: Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e fuqishme dhe më e gatshme për të mbrojtur territorin dhe jetët tona

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot. Gjatë fjalimit të tij në paradën e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Kurti ka folur për investimet e fundit në armatimin e Ushtrisë dhe avancimin e ushtarëve nëpërmjet shkollimit në shkollat më të ndritura ushtarake në botë. […]

today12/06/2024