play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 14 of 272

Background

Aktualitet

Konjufca: Ta kujtojmë të shkuarën e mos ta harrojmë të vërtetën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se e shkuara duhet të kujtohet e e vërteta të mos harrohet, që padrejtësitë dhe pushtimet të mos përsëriten kurrë. Në fjalimin në seancën solemne të Kuvendit për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, kryekuvendari u shpreh se regjimi i Serbisë kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës. “12 qershori është dita e rikthimit të shpresës. Pas gati një shekulli nën sundim, Kosova u […]

today12/06/2024

Aktualitet

Edi Rama: Pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK, i dha popullit të tij forcë të panjohur më parë në trojet tona

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd. Në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Edi Rama tha se “po flas sot mbi njeriun që […]

today10/06/2024

Aktualitet

Blair në Kosovë: Bombardimet e NATO-s ishin gjëja e duhur

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të hënën deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kujtuar, siç tha, “vendimin e vështirë për të ndërmarrë veprime për të ndalur luftën në Kosovë”, më 1999. Blair, i cili po qëndron në Prishtinë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se vendimi i atëherëshëm për sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, "kishte efekte më të gjera sesa vetëm çlirimi i popullit të Kosovës". […]

today10/06/2024

Aktualitet

Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari

Delfin Pllana është emëruar ambasador i Kosovës në Hungari. Emërimi i tij është bërë i ditur përmes një postimi në platformën “X” nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të cilin edhe e ka uruar. Osmani është shprehur se bindur se do të forcojë lidhjet mes dy vendeve. “I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai hyn në detyrën e tij të re si […]

today30/05/2024

Aktualitet

Publikohet agjenda shtetërore për shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Sapo është bërë publike agjenda shtetërore për shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, dhe po sipas kësaj agjende aktivitete të ndryshme kulturore dhe pritje shtetërore do të fillojnë prej 8 qershor e do të zgjasin deri më 21 qershor, shkruan KultPlus. Ky manifestim do të nisë me koncertin e këngëtares së njohur Shkurte Fejza e cila njëherit shënon edhe 50-të vjetorin e karrierës së saj, për të vazhduar […]

today29/05/2024

Aktualitet

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij tha se Kosova po qëndron në një udhëkryq kritik, ku të gjitha shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshorën e fateve të popullistëve. I pari i LDK-së, kritikoi edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për gjatë tri vite e gjysmë, që sipas tij është dështim spektakular. Dhe […]

today28/05/2024

Aktualitet

Osmani: NATO është fati i Kosovës, do të vazhdojmë përpjekjet që ta avancojmë rrugën drejt anëtarësimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë, ka falënderuar të gjithë anëtarët që kanë votuar pro. Ajo ka thënë se ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më proNATO në gjithë botën. “NATO është fati i Kosovës, dhe ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më […]

today27/05/2024

Aktualitet

Protesta në Serbi nesër, qytetarët e Kosovës udhëzohen t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë

Qytetarët që kanë planifikuar të kalojnë përmes kalimeve kufitare me Serbinë janë udhëzuar që të shtunën t’i shmangin. Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se më 25 maj janë paralajmëruar protesta dhe për këtë mund të shkaktohen vonesa a vështirësi në qarkullim. “Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar […]

today24/05/2024

Aktualitet

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë. Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan. Përmes rezolutës, 11 korriku do të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda. “Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e […]

today23/05/2024