play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2387 Results / Page 113 of 266

Background

Aktualitet

Dy propozime në tavolinë me Macronin, pritet takimi Kurti – Vuçiq në Paris

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani u nisën sot drejt Parisit. Me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të dy do të marrin pjesë në Froumin e Paqes, krahas liderëve të tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare. Të mërkurën, dy orë para mesnatës, kryeministri Albin Kurti njoftoi me video për udhëtimin e tij, ndërsa paralajmëroi se presidenti francez, Emmanuel Macron mund t’i ulë atë dhe presidentin serb, […]

today10/11/2022

Aktualitet

Gërvalla pas takimit me Sarrazin: Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve në veri

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojta e qytetarëve të saj në veri. Po ashtu, ajo ka shtuar se, Kosova nuk do të tërhiqet as nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi. Kështu ka deklaruar ajo përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se është takuar me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. “Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të […]

today10/11/2022

Aktualitet

Tahiri – Qeverisë: Nuk kërkojmë zgjedhje, por zgjidhje të problemit që e keni shkaktuar në veri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit i është drejtuar Qeverisë duke i kërkuar zgjidhje të situatës në veri të vendit, ku tash e disa ditë janë krijuar tensione pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit. Në fjalën e tij, Tahiri ka thënë se partia që është në pushtet është përgjegjëse për ta zgjidhur këtë problem, të cilin sipas […]

today10/11/2022

Aktualitet

Konfirmon Presidenca çeke: Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite të Grupit punues të Këshillit të BE-së

Sot, më 10 nëntor në takimin e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian në rend dite do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kështu konfirmuan për Telegrafin nga Presidenca çeke e Bashkimit Evropian. “Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në agjendë të enjten”, thanë shkurt nga Presidenca çeke për Telegrafin. Ndryshe, për diskutimin e dytë të grupit punues për vizat në […]

today10/11/2022

Aktualitet

Osmani: Kosova dhe Polonia kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas hapjes së konsulatës së Polonisë në Kosovë. Ajo tha se vendosja e marrëdhënieve konsullore është dëshmi e partneritet mes dy shteteve. “Me vendosjen e marrëdhënieve konsullore, Kosova dhe Polonia tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit. Ne e mirëpresim ngrohtësisht këtë vendim, i cili është një dëshmi e forcës së partneritetit tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe […]

today09/11/2022

Aktualitet

Publikohen nëntë pikat e planit franko-gjerman

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, së fundmi po konsiderohet si një plan konkret për arritjen e një marrëveshje finale. Media “Euractiv” ka publikuar në gjuhën angleze përmbajtjen e këtij propozimi. Telegrafi më poshtë ua sjell të përkthyera nëntë pikat e planit franko-gjerman: Neni 1 Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të […]

today09/11/2022

Aktualitet

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku janë miratuar disa projektligje e udhëzime administrative, raporton Express. Në mesin e vendimeve që janë marrë në këtë mbledhje është edhe ai për shitjen e veturave të Ministrisë së Ekonomisë. Më poshtë gjeni të gjitha vendimet: U miratua Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës. Ky sistem do mundësojë transparencë më të madhe në kuptim të evidencës penale. Përmes lidhjes […]

today09/11/2022

Aktualitet

Delegacioni francez në Kosovë, MPB: Të dyja palët u pajtuan se janë plotësuar kushtet për vizat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim një delegacion nga Franca, me të cilët ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nga MPB kanë thënë se të dyja palët janë pajtuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për viza dhe se Kosova ka shënuar progres në vazhdimësi në fushat përkatëse si riatdhesimi, siguria e dokumenteve, rendi publik e luftimi i […]

today09/11/2022

Aktualitet

Hekuran Murati: Bizneset i kanë rritur fitimet, t’ua rrisin pagat punëtorëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, po kërkon nga bizneset që t’ua rrisin pagat punëtorëve të tyre. Sipas Muratit kjo do ta bënte jetën më të lehtë, pasi vendi po përballet me rritjen e çmimeve. Për t’u rritur pagat e punëtorëve, Murati thotë se qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve […]

today09/11/2022

0%