Miratohet ligji për paga, Qeveria kthen pagat për gjyqtarët dhe prokurorët sikur para rritjes
Qeveria e Kosovës ka miratuar Ligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publik. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të vitit 2017, duke ua kthyer pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur para rritjes. Kryeministri Kurti, ka thënë se me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, shkruan Reporteri.net. “Ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave […]