Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Historia sesi ndoshta loja më e famshme në histori, Tetris, u bë një fenomen global është baza e një filmi të ardhshëm në platformën Apple TV+. Filmi do të shfaqet në shërbimin e transmetimit më 31 mars dhe Apple sapo ka publikuar paraqitjen e parë të shkurtër.
Në vend që të fokusohet në një grup blloqesh antropomorfike, “Tetris” tregon historinë se si u krijua një nga videolojërat më të mëdha në botë.
Taron Egerton luan si Henk Rogers, një sipërmarrës holandez, i cili bëhet aq i dashuruar me lojën, saqë udhëton në Bashkimin Sovjetik gjatë fundit të Luftës së Ftohtë për të siguruar të drejtat e tij të shpërndarjes për Tetris në Game Boy dhe konzolla të tjera.
Inxhinieri sovjetik i softuerit Alexey Pajitnov (i luajtur nga Nikita Yefremov) e krijoi lojën gjatë Luftës së Ftohtë, por duke qenë se ai ishte punonjës i qeverisë, nuk mori asnjë kompensim në fillim.
Traileri dinamik është përcjellë nga kënga “The Final Countdown” dhe nxjerr në pah pjesë nga tensioni i qenësishëm. Rogers ndeshet me rezistencën e një manjati mediatik britanik që dëshiron lojën, agjentët e KGB-së dhe madje edhe Mikhail Gorbachevin.
Tetris është realizuar me regji të Jon S. Baird, ndërsa producentë janë Matthew Vaughn, Gillian Berry, Claudia Vaughn, Len Blavatnik e Gregor Cameron. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)