play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Peshat e lira në palestër kanë 362 herë më shumë bakterie se ulëset e tualetit

today23/10/2024

Background
share close

Një studim i fundit ka zbuluar se pajisjet e palestrës janë të mbushura me baktere të dëmshme, duke paraqitur rreziqe shëndetësore për ata që shkojnë në palestër.

Studiuesit nga FitRated mblodhën mostra nga 27 pajisje nga palestra dhe gjetën më shumë se një milion mikrobe për inç katror në secilën pjesë të pajisjes.

Disa prej baktereve të tilla të cilat mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës dhe shufra gram-negative rezistente ndaj antibiotikëve u zbuluan në pajisjen për vrapim (treadmills), tek biçikletat për ushtrim dhe tek peshat e lira.

Veçanërisht, peshat e lira përmbanin 362 herë më shumë mikrobe se një ulëse tualeti, ndërsa pajisjet për vrapim (treadmills) kishin 74 herë më shumë baktere sesa rubineti i banjës publike.

Studimi thekson se bakteret lulëzojnë në pajisjet e palestrës për shkak të përdorimit të shpeshtë të tyre nga shumë njerëz. Pavarësisht nga shumë palestra që ofrojnë peceta dezinfektuese, përdoruesit shpesh neglizhojnë pastrimin e pajisjeve para dhe pas përdorimit.

Ekspertët rekomandojnë dezinfektimin e makinerive, praktikimin e higjienës së mirë, shmangien e prekjes së fytyrës dhe larjen e duarve tërësisht për të reduktuar ekspozimin ndaj mikrobeve. Për më shumë siguri, këshillohet gjithashtu ndërrimi i rrobave të palestrës menjëherë pas stërvitjes. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%