Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme është vitamina B12, për të cilën njerëzit kanë nevojë për të funksionuar normalisht.
Vitamina B12 merr pjesë në shumë procese në organizëm, duke përfshirë sintezën e ADN-së, formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe mbështjellësin izolues që lejon sinjalet të kalojnë nëpër sistemin nervor.
Në këtë artikull listohen disa nga simptomat e mungesës së vitaminës B12, nëse i keni përjetuar pothuajse të gjitha simptomat, kontaktoni mjekun tuaj.
Mungesa e B12 mund të shkaktojë anemi dhe simptoma të tilla si lodhje, dobësi muskulore dhe marramendje. Megjithatë, dihet më pak se mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë edhe probleme njohëse.
Sipas një artikulli të botuar në British Medical Journal (BMJ), janë pesë probleme që shihen te 85 për qind e pacientëve me mungesë të vitaminës B12:
– Probleme me kujtesën
– Dëmtim kognitiv (vështirësi njohëse)
– Afazia nominale (çrregullim gjuhësor që e lë një person të paaftë për të komunikuar në mënyrë efektive)
– Probleme të të nxënit (mësuarit)
– Dhimbje koke dhe migrenë
“Anemia është e pranishme te më pak se 20 për qind e njerëzve me mungesë të vitaminës B12. Problemet neurologjike, të cilat janë shumë më të zakonshme, mund të duhen muaj apo edhe vite për t’u zgjidhur plotësisht”, thuhet në artikullin e transmetuar nga Daily Express.
Për njerëzit që nuk kanë mungesë të rëndë të vitaminës B12 dhe simptoma neurologjike, vitamina B12 mund të jepet nga goja në një dozë prej 1.000 deri në 2.000 μg një herë në ditë. Vitamina B12 është e pranishme vetëm në ushqimet me origjinë shtazore. Sasia e vitaminës B12 në ushqim varet nga lloji i ushqimit dhe vendi i prodhimit.
Në shumicën e rasteve, situata do të përmirësohet kur ta pasuroni dietën tuaj me mish, peshk, djathë, gjalpë, vezë, maja ushqyese dhe ushqime të pasura me vitaminë B12. Megjithatë, nëse mungesa është më e rëndë, mund t’ju duhet të merrni suplemente ditore ose edhe të merrni injeksione. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)