Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka ndarë 30 mijë euro për pranimin e pëse gazetarëve nga Afganistani.
Përzgjedhja e tyre do të mbahet në bashkëpunim të Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve, njofton Klankosova.tv.
Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, teksa kërkoi ndarjen e këtyre mjeteve tha se ky vendim kontribuon në bashkëpunimin e ngusht me Bashkimin Evropian në ruajtje të paqes dhe sigurisë.
“Kjo shumë mbulon shpenzimet për periudhën e mbetur të vitit 2022 dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nga Federata Evropiane të Gazetarëve. Marrja e një vendimi të tillë do të kontribuonte në bashkëpunim të ngushtë me BE-në në ruajtje të paqes dhe sigurisë” tha Ahmeti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)