Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Jo të gjitha gjërat janë të përshtatshme që të ruhen në banjë. Disa thjesht nuk përkasin atje, ndërsa disa kanë arsye të vlefshme pse nuk duhet të qëndrojnë atje.
Nëse mbajmë disa sende në një mjedis të lagësht dhe të nxehtë, kjo mund të ndikojë në shëndetin dhe pamjen tonë, por edhe qëndrueshmërinë afatshkurtër të vetë artikujve.
Pesë artikujt e mëposhtëm mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë nëse i mbani pranë vaskës tuaj:
Stolitë
Banja nuk është vendi i duhur për ruajtjen e stolive tuaja, edhe nëse thjesht i hiqni ato para se të bëni dush. Një mjedis i lagësht do të bëjë që stolia të oksidohet më shpejt, duke bërë që ajo të humbë shkëlqimin dhe të nxihet. Nëse nuk është ar i pastër, pjesët tuaja të preferuara të përbëra nga metale të ndryshme do të reagojnë keq ndaj lagështisë.
Peshqirët
Mbajtja e peshqirëve të lagur në banjë mund të jetë shumë e keqe. Nxehtësia dhe lagështia i bëjnë banjat një terren perfekt për mbarështimin e baktereve dhe peshqirët do t’i marrin mikrobet që më vonë mund t’i transferojmë në lëkurën tonë. Në mënyrë ideale, duhet t’i lani peshqirët pas tri përdorimeve dhe t’i thani plotësisht përpara se t’i përdorni.
Rroja
Avulli i dushit dhe akumulimi i lagështisë mund të ndryshkin brisqet e rrojës, gjë që mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Edhe nëse e pastroni dhe e thani siç duhet pas përdorimit, ruajtja në një ambient të lagësht të banjës do ta shkurtojë kohëzgjatjen e përdorimit të rrojës.
Produktet për kujdesin e lëkurës
Kur kremi i lëkurës nuk është i mbyllur fort, ajri i lagësht në banjë mund të nxisë rritjen e baktereve që shkaktojnë aknet. Sa herë që bëni dush, nxehtësia mund të shkaktojë shpërbërjen e përbërësve. Një sirtar i thatë jashtë tualetit është vendi i përsosur për t’i ruajtur produktet e kujdesit të lëkurës.
Mbajtësi i sapunit
Mbajtja e sapunit pranë dushit mund të shkurtojë kohëzgjatjen e përdorimit të tij. Uji do ta shkrijë sapunin dhe mbetjet do të grumbullohen në kabinën tuaj. Mënyra më e mirë për ta ruajtur sapunin është ta mbani atë në një enë sapuni me vrima larg dushit. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)