Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sa e rrezikshme është brohoritja entuziaste për shëndetin, kush janë tifozët më të rrezikuar dhe pse të gjithë, jo vetëm tifozët duhet të shkojnë për ekzaminime parandaluese
Rritja e presionit të gjakut, yndyrat e ngritura, sheqeri dhe shumë probleme të tjera, të cilat mund të parandalohen me reagimin adekuat të mjekut, jo me terapi farmakologjike.
Sigurisht që ndeshjet janë vende me rrezik të lartë për ngjarje kardiovaskulare, në radhë të parë për atak në zemër dhe tronditje, sepse ato kanë shumë eksitim, stres, brohoritje dhe absolutisht mund të ndodhin në të gjitha sportet.
E vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë është kujdesi për shëndetin.
Sipas mjekëve, tashmë duhet fokusuar plotësisht në parandalimin, pikërisht me dëshirën që njerëzit e shëndetshëm, popullata e punës nga 35 deri në 60 vjeç, të bëjnë ekzaminime parandaluese.
Kjo, është mënyra më e mirë për të shkuar në ndeshje, evente kulturore, tubime të tjera, të ndryshme, sepse ndeshja nuk është i vetmi vend me rrezikshmëri të lartë, por njëra prej tyre është shmangia e një ataku kardiak apo goditje në tru.
Qytetarët, në fakt, nuk e kuptojnë sa duhet, dhe duhet të apelojmë për këtë, që në trupin tuaj fshihen vrasës të vegjël e të heshtur. Dhe nuk janë vetëm presioni i lartë i gjakut, yndyra, sheqeri, ka edhe probleme që lidhen me aritmitë e mundshme te njerëzit pak më të moshuar.
Për fat të keq, të rinjtë, veçanërisht ata që pinë duhan, janë nën stres dhe nuk kanë aktivitet fizik, si dhe të ushqyerit e dobët janë në rrezik të madh.
Kushdo që e di se ka sëmundje të zemrës duhet të kërkojë mendimin e mjekut dhe kardiologut.
Kushdo që e shikon ndeshjen me ankth, nuk duhet ta shikojë as në televizor. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)