Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/11/2022
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerësojnë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën në mbrëmje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier e ka shpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, ndërsa ka përmendur se për çfarë do të sjellë kjo marrëveshje, raporton Gazeta Express.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Në një deklaratë të Ned Price, zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, u mirëprit marrëveshja e fundit, e cila u cilësua si “hap gjigant përpara”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)