play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Përkrah veprave të Picassos, Dali edhe piktura e Guri Madhit në Dortumund të Gjermanisë

today15/05/2024

Background
share close

175 vepra do të ekspozohen në Muzeun e Futbollit në Dortmund të Gjermanisë, dhe në mesin e artistëve të mëdhenj është përfshirë edhe vepra e piktorit shqiptar Guri Madhit, shkruan KultPlus.

Për këtë ekspozitë të madhe që ka për temë futbollin po ju sjellim njoftimin e plotë nga organizatorët e kësaj ekspozite.

Ja dhe njoftimi zyrtar që vjen nga Dormund:

Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund, në një sipërfaqe
prej 1000 metra katrorë do të ekspozohen 175 vepra arti me temë
futbollin, të 100 autorëve, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e
vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” (në anglisht “Watching football game”)
e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).

Ceremonia e hapjes së ekspozites “In motion – art &
football” do të jetë në 27 Maj 2024 dhe do të jetë për publikun
deri më 6 janar 2025.

Në këtë ekspozitë, do të njiheni me vepra të Salvador
Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka,
Banksy, e të tjere dhe mes tyre artisti shqiptar Guri Madhi.Scientists Question
.

Në faqet 224 dhe 225 të katalogut të kësaj ekspozite,
me titullin “In motion” dhe autor Manuel Neukirchner (Drejtor i
Muzeut) prezantohet vepra e Guri Madhit (që është pjesë e ekspozitës), e
shoqëruar me analizën e saj dhe jetëshkrimin e artistit.

Më 15 qershor 2024, pikërisht në Dortmund, Kombëtarja jonë e
futbollit do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë. Tifozët tanë do të
kenë rastin për të vizituar ekspozitën, si një pikë tjetër kontakti me vendin e
tyre, këtë radhë me artin shqiptar, përmes Artistit të shquar Guri Madhi. /
KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Similar posts

Aktualitet

Ja çfarë i bën trupit një filxhan kafe minutë pas minute

Për shumë prej nesh, kafeja e mëngjesit është një pjesë thelbësore e ritualit tonë të përditshëm. Por a keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh saktësisht në trupin tuaj pas gllënjkës së parë? Ekspertët dhanë përgjigjen për këtë pyetje. Në dhjetë minutat e para Kafeja fillon të veprojë dhjetë minuta pas […]

today30/05/2024

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%