play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Përfitimet e jashtëzakonshme nga Boronica

today02/06/2023

Background
share close

Boronicat janë bimë që përmbajnë vitamina të pasura A, E, C dhe vitamina B komplekse.

Ato i kanë minerale si; bakër, selen, zink, hekur, magnez, mangan dhe kalium.

Ato janë ushqyese dhe shumë të shëndetshme dhe këto fruta kaq të vogla, i bëjnë mirë trupit dhe mendjes.

Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut. Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra.

Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me rradhë.

Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani dhe ky mineral, luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji.

Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm.

Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

Kur nuk është sezoni i tyre mund t’i blini edhe të ngrira.

Boronicat përgjithësisht vendosen në ngrirje kur janë në stadin e tyre më të mirë, gjë që i bën ato po aq të ushqyeshme sa kur janë të freskëta. /Shqip.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%