Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/06/2022
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një konferencë për media të mërkurën më 1 qershor, akuzoi ministren e MPJD-së, Donika Gërvalla dhe ministrin Fikrim Damka, për keqpërdorimin e 1.1 milion euro.
PDK pretendon se këto mejte u keqpërdorën përmes një marrëveshje të lidhur me “Caritas”.
Për këto pretendime të PDK-së, reaguan nga Ministria e Zhvillimit Rajonal që drejtohet nga ministri Fikrim Damka dhe si dhe vetë ministrja Gërvalla, duke mohuar akuzat.
Ndërkohë sot ka reaguar organizata Caritas Kosova me seli qendrore në Ferizaj, duke u distancuar nga një zhvillim i tillë dhe duke sqaruar se Caritas Kosova s’ka të bëjë fare me një gjë të tillë.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se “Caritas Kosova është organizata e vetme e cila njihet nga Kisha Katolike në Kosovë si organizatë humanitare dhe e cila ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër. Prandaj, operimi i organizatave tjera në territorin e Republikës së Kosovës me emrin Caritas, konsiderohet nga ne si ndërhyrje flagrante në reputacionin dhe mandatin e Caritas Kosova”.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media ku flitet për afera të ndryshme korruptive në institucione të ndryshme.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)