play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Pas tri dekadash në skenë dhe ekran, Cate Blanchett njofton fundin e karrierës në aktrim

today15/04/2025

Background
share close

Pas më shumë se 30 vitesh karrierë të suksesshme, Cate Blanchett, 55 vjeçe, ka bërë të ditur se po mendon seriozisht të largohet nga aktrimi.

Në një intervistë për Radio Times, aktorja fituese e dy çmimeve ‘Oscar’ tha: “Familja ime rrotullon sytë sa herë që e them, por këtë herë e kam seriozisht. Dua të bëj gjëra të tjera me jetën time.”

Edhe pse nuk dha një datë të saktë për largimin, Cate ka pranuar më parë se kjo ide i vjen shpesh: “Është një lidhje dashurie me aktrimin. Të bie në dashuri dhe të duhet të joshesh përsëri për të vazhduar.”

Pavarësisht deklaratave të saj, ajo do të dëgjohet së shpejti në debutimin e saj radiofonik në BBC Radio 4, në një monolog 90-minutësh të titulluar “Fever” nga Wallace Shawn, ku luan rolin e një udhëtari të sëmurë në një vend të përfshirë nga lufta civile.

E njohur për rolet e saj të paharrueshme në filma si “Elizabeth”, “Lord of the Rings”, “The Aviator” dhe “Blue Jasmine”, Blanchett ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze dhe është vlerësuar ndërkombëtarisht për kontributin e saj në art. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *