Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today08/06/2022
Komuna e Prishtinës njoftoi të mërkurën se ka nisur prerjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar, të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.
Sipas njoftimit, deri tani janë prerë dhe krasitur drunjtë në rrugën “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.
“Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. ‘Abedin Rexha’ dhe në ‘Parkun e Qytetit’”, thuhet në njoftimin për media të komunës.
Ky veprim i Komunës së Prishtinës është ndërmarrë pasi një 30-vjeçar të hënën vdiq si pasojë e rrëzimit të drurit në rrugën “Vaso Pasha”, në kryeqytet, ndërsa u lëndua rëndë një 35-vjeçare./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)