Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/01/2023
Një anije mallrash që ishte “bllokuar” në Kanalin e Suezit të Egjiptit është rikthyer në lëvizje, kanë thënë autoritetet e Kanalit të Suezit.
Sipas mediave të huaja, anija MV Glory “u rrëzua” të hënën pranë qytetit të Qantara, në provincën e Kanalit të Suezit në Ismailia.
Zyrtarët nuk kishin detaje se çfarë e shkaktoi ngecjen e anijes por pjesë të Egjiptit, përjetuan një valë moti të keq të dielën.
MV Glory nuk është anija e parë që ka pësuar një bllokim në këtë rrugë ujore të rëndësishme.
Anija Ever Given, një anije kolosale me kontejnerë, u “përplas” në mars të vitit 2021, duke bllokuar rrugën ujore për gjashtë ditë.
Anija 400 metra (1,310 këmbë) ishte e ngarkuar me rreth 18,300 kontejnerë. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)