play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti “mos qëndroni në diell”

today25/11/2024

Background
share close

Paris Hilton pretendon se bukuria e saj është e gjitha natyrale.

Trashëgimtarja 43-vjeçare ka qenë e ftuar së fundmi në podkastin e Zach Sang Show, derisa zbuloi se nuk iu nënshtrua asnjë procedure kozmetike për të ruajtur pamjen e saj rinore.

“Ndihem vërtet krenare që jam e gjitha natyrale”, deklaroi Hilton, përpara se të shtonte se nuk ka bërë kurrë asnjë botox, injeksione dhe asnjë operacion.

Ajo thotë se këshillat për kujdesin e lëkurës i kishte marrë nga nëna e saj Kathy Hilton.

“Mamaja ime më tha kur isha 8 vjeç, ‘Paris, qëndro larg diellit’. Pastaj ajo më mësoi këtë rutinë të mrekullueshme të kujdesit të lëkurës me 10 hapa”, shpjegoi ajo.

“Pra, me kuptimin e plotë të fjalës, jam kujdesur për lëkurën që nga mosha 8-vjeçare”, shtoi Paris.

Ndonëse ajo mund të mos ketë pasur ndonjë rregullim kozmetik, ajo nuk ia lë gjërat rastësisë dhe bën më shumë se thjesht një rutinë të kujdesit të lëkurës për të ruajtur ngjyrën e saj rinore. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%